Rama përgatit lrimin e Gjokës, i kërkohet Gjykatës Kushtetuese pavlefshmëri të përgjimeve SKY ECC

Përgjimet e përftuara nga aplikacioni “Sky ECC” kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë

Investitorit strategjik Pëllumb Gjoka. Ky i fundit bëri padi në Kushtetuese ku kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve “SKY ECC”. Padia ka kaluar nga Dhoma e Këshillimit në seance publike. Pritet që brenda pak ditësh Gjykata Kushtetuese të caktojë datën e seancës.

Padia e Gjokës ndaj Prokurorisë së Posaçme e cila me të dhënat e përftuara nga “SKY ECC” ka arrestuar dhe vënë nën akuzë ndërsa personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vënë në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.

Kolegji kushtetueses parimisht ka vendosur ta kalojë në seancë publike por ende nuk ka asnjë vendimmarrje.

SPAK nga ana tjetër kërkon që kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme. Pritet që deri të martën avokatët të dorëzojnë dokumentet shtesë që ka kërkuar Kushtetuesja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama me Uluziun i futën Veliajt çimkat në qeli! Ajola i çoi mesazhin Ramës se Belinda i ka paguar 2 mln euro Olsit në Greqi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Edi Rama e lëshoi Veliajn, pasi ky i fundit bëri …