Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ditën e djeshme bëri në kallzImin penal në SPAK ndaj Taulant Ballës, deputetit të PS, Plarent Ndreca, kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sakos dhe ish-drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Bredshme në Durrës, Ahmet Doda për ngjarjen e datës 26.11.2019 ku një person humbi jetën në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë ëe Bredshme në Durrës pas tërmetit.
Këta zyrtarë akuzohen për veprat penale:
Vrasje nga pakujdesia,
Shpërdorim detyre me pasoja të rënda,
Fallsifikim dokumentash,
Ushtrim të ndikimit të paligjshëm, etj.
“Më datë 26 nëntor 2019, nga shembja e shtëpisë së pushimit në Durrës humbi jetën dhe një qytetar. Nga i gjithë dokumentacioni që ne na ka ardhur në Partinë Demokratike bëhet fjalë se kjo ngjarje e rëndë mund të ishte parandaluar.
Nga veprimet që duhet të merrnin personat përgjegjës, ku në rastin konkret jo vetëm që nuk i kanë marrë këto veprime, por me veprime në kundërshtim me dispozitat ligjore si edhe me vetë raportin e konstatimit të 2019, kanë lejuar akomodin e 350 personave të cilët fatmirësisht që tërmeti ka rënë në orët e para të mëngjesit, pasi në ata ambjente ka qenë duke fjetur vetëm viktima që tashmë dihet.
Në procedim penal dhe të dënuar vetëm nga ‘Gjykata e Shkallës së Parë së Durrësit’ janë vetëm dy qytetarë të cilët janë punonjës, por nuk kanë pasur asnjë lloji tagri për të parandaluar një ngjarje aq të rëndë.
Sipas asaj çfarë ne sot kemi kallëzuar dhe dokumentacionit që ja kemi vënë SPAK, rezulaton se në dijeni të plotë të kësaj situate ka qenë sekretari i përgjithsëm Ndreca, ka qenë kryetarja e bashkisë Durrës Emirjana Sako, e cila ka firmosur në aktin e konstatimit ku ekspertët kanë vënë re se objekti është në rrezik shembje e për këtë arsye kanë lënë një dokument tek drejtori Ahmet Doda e këtu nis edhe vepra penale.
Ky drejtor në vend që të merret masa për rikonstruksion sipas aktit të konstatimit, për interesa perosnale ka akomoduar 350 persona e për lidhjen e afërt që kishte me Taulant Ballën ndodhi e gjithë kjo””, u shpreh Kalaja.