Yjet e Realit marrin çmimet kryesore të UEFA-s për Champions

Real Madridi e ka dominuar listën e çmimeve që i ndau mbrëmë UEFA për sezonin 2023/24 në Ligën e Kampionëve.

Vinicius Junior, Jude Bellingham e Kylian Mbappé i morën sonte çmimet individuale kryesore të Championsit, shkruan “Gazeta Express”.

Vinicius Jr u zgjodh Lojtari më i Mirë i Sezonit 2023/2024, e po ashtu pjesë e Ekipit ideal të Sezonit.

Jude Bellingham u zgjodh Lojtari i Ri më i Mirë i Sezonit 23/24, gjithashtu edhe pjesë e Ekipit ideal të Sezonit në këtë garë.

Kylian Mbappé e fitoi çmimin Këpuca e Artë si Golashënuesi më i Mirë i Sezonit 23/24 në Champions.

About Redaksia

Check Also

Fitore e madhe e Kosovës në Suedi, blindon vendin e dytë dhe marshon drejt Botërorit

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e dytë të muajit tetor, ku takohet me Suedinë. …