“Ata do largohen nga Shqipëria, por do paguajnë për dëmin”, Argita Malltezi paralajmëron kallëzim për falsifkimet e prokurorëve të SPAK

Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi ka folur në lidhje me akuzat ndaj familjes Berisha, ku është shprehur se SPAK ka falsifikuar shumë dokumente.

Ajo madje ka zbuluar se do të nisë një beteje me prokurorët e çështjes dhe se të gjithë do duhet të paguajnë për dëmin ekonomik që u kanë shkaktuar.

Malltezi tha se është duke mbledhur të gjitha faktet dhe se më pas do të bëjë kallëzimin, ku do kërkojë të drejtën e familjes.

“Të gjitha pasuritë e sekuestruara do kthehen dhe të gjithë do paguajnë për dëmin ekonomik që kanë bërë.  Po mbledh të gjitha informacionet dhe do bëj kallëzime. Do bëj kallëzim ndaj prokurorëve të çështjes, ata që kanë firmat në dokumente.

Kur të vij koha do bëj kallëzimin. Afati është deri sa të kemi një mendje më të ftohtë. Janë ekspertët ata që vendosin për afatet.

E rëndësishme që t’i kthehet drejtësia Shqipërisë. Unë do e bëj qoftë për të bërë edhe këtë shërbim. E di që kur të mbaroj këtu punë do kenë ikur nga Shqipëria…thë gjithë do largohen, sepse kanë falsifikuar. Ky është krim i dënueshëm”, tha ajo ndër të tjera në “Now me Erla Mëhillin” në “Euronews.al”.

About Krye Redaktor

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …