Kryetari i KMSH shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit: Spikati me pjekurinë dhe maturinë e tij

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar për vdekjen e parakohshme të politikanit Gerti Bogdani.

Në një deklaratë të ndjerë, ai shprehu se Bogdani spikati me pjekurinë dhe maturinë e tij në detyrat që mbajti dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit.

Reagimi

Të Zotit jemi dhe te Ai është kthimi ynë!

Na trishtoi lajmi për ndarjen nga kjo jetë e Gerti Bogdanit!

Djalë i ri, por që spikati me pjekurinë dhe maturinë e tij në detyrat që mbajti.

I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta prindërve të tij, bashkëshortes dhe fëmijëve!

Zoti u dhëntë durim në përballimin e kësaj humbje të rëndë për ta!

E lus Zotin që ta mëshirojë dhe ta bëjë prej banorëve të Xhennetit!

About Redaksia

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …