Pse po shtohen infarktet vdekjeprurëse tek të rinjtë, si ndikoi Pandemia e Covid-19

Të rinjtë që vuajnë nga problem kardiake po shtohen çdo ditë e më shumë. Mjekët kardiologë referojnë se ndryshe nga disa vite më parë që pacientët e tyre ishin të moshuarit, sot mosha ka zbritur nën 40 vjeç.Paralel me sëmundshmërinë në këto mosha janë shtuar edhe infarktet vdekjeprurëse.

Mjekët kardiologët pohojnë se të rinjtë nuk ju japin rëndësi shenjave që jep zemra, ndërsa thonë se pas një vdekjeje të papritur nga zemra fshihen një sërë problematikash të pamonitoruara.

“Janë individë që në të përditshmen e tyre janë tej mase të ngarkuar në jetën e tyre, janë në gjendje ankthi, stresi, me një gjendje tensioni kronik dhe që kanë neglizhuar faktorët e riskut kardiak, siç janë vlerat e larta të presionit arterial, monitorimi i diabetit, yndyrnave dhe nga ana tjetër janë individë të alkoolit dhe substancave narkotike, të kequshqyer me një jetë sedentare”, thotë Manjola Liko, kardiologe.

Ajo çfarë mjekët referojnë, veç stilit të jetesës, ndikim në rriten e numri të pacientëve me probleme kardiake ka edhe pandemia e COVID 19.

Mjekët kardiologë kërkojnë që të mos neglizhohet asnjë simptomë që ka të bëjë me zemrën. Kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar vdekjen e papritur. Në bazë të statistikave zyrtare, sëmundjet e zemrës janë të parat më të përhapurat në popullatë, dhe 50% e vdekjeve janë si pasojë e tyre.

About Krye Redaktor

Check Also

PD: Puç kushtetues nga Gjykata e Lartë! Vendimi rrezikon mbi 500 mijë familje të përfshira në procesin e legalizimit

DEKLARATË PËR MEDIA KOORDINATORI RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU Partia Demokratike e Shqipërisë, në një …