Salianji takim me demokratët në Peqin: Ky bashkim energjie dhe kontributesh do ta çojë PD-në drejt rezultateve më të mira

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, Ervin Salianji vijon takimet me qytetarët dhe strukturat e selisë blu në terren.

Pasditen e djeshme Salianji është ndalur në Njësinë Administrative Pajovë, në Peqin.

Ai shprehet se demokratët janë bashkuar në një ide, energji dhe kontribute të cilat do ta çojnë, sipas tij, Partinë Demokratike drejt rezultateve më të mira në zgjedhjet e ardhshme, ato të 2025.

Postimi

Peqin, Pajovë! Respekt dhe mirënjohje për të gjithë kontributorët dhe demokratët që e kanë mbajtur në lartësinë e duhur besimin dhe forcën për të qenë fitues✌️

Një bashkim idesh, energjie dhe kontributesh jam i bindur që do të na çojnë padiskutim drejt rezultateve më të mira që Partia Demokratike ka marrë në Peqin✌️ Besim dhe shumë punë ✌️

 

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …