Berisha: Bandat, hanxharët e krimit me të cilët Rama ekzekuton fletët e votimit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbuluar arsyen përse u vendosën vetëm burra në postin e drejtuesve politik të qarqeve.

Në emisionin ‘Opinion’, Berisha theksoi se ky është një defekt serioz i diktuar nga një realitet dramatik shqiptar, bandat bëjnë ligjin, bandat vendosin me vrasësit seria me urdhër të Edi Ramës kudo.

Sipas tij, PD vendosi vetëm burra pasi është gjykuar që të jenë ata që do të ‘përplasen me të këtë realitet’.

Berisha: Është një defekt serioz i diktuar nga një realitet dramatik shqiptar, bandat bëjnë ligjin, bandat vendosin me vrasësit seria me urdhër të Edi Ramës kudo. Në këtë kontekst, ndoshta llogaritë nuk janë mirë, por është gjykuar të jenë burra të cilët do përballen me realitetin dhe garantoj gratë dhe vajzat se ato do kenë të gjithë vendin që meritojnë në parlamentin e ardhshëm dhe qeverinë e ardhshme të PD. Rezultati që diktohet nga bandat është rezultat që nuk shpreh vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Bandat janë hanxharët e krimit me të cilët Edi Rama ekzekuton fletët e votimit para se të futen në kuti.

About Redaksia

Check Also

Rama: BE është treguar e padrejtë ndaj nesh! Na ndihmoi Putini…

Kryeministri Edi Rama, nga Luksemburgu ku ndodhet për hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave …