Berisha tregon si do ta drejtojë fushatën: Të pashpresë ata që mendojnë t’i caktojnë PD-së kryetarin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shuar kureshtjen e opinionit në lidhje me drejtimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme 2025.

Gjatë intervistës në ‘Opinion’, Sali Berisha theksoi se Partia Demokratike do ketë një grup qendror i cili do komunikojë vazhdimisht me të përgjatë fushatës elektorale.

Pyetje: Zoti Berisha, ju jeni deputet, por mbi të gjitha kryetar i PD. Ju duhet të drejtoni fushatën dhe për këtë duhet të lëvizni i lirë në të gjithë territorin. Si do realizohet kjo gjë?

Berisha: E gjithë beteja që është bërë gjer sot është bërë pikërisht që të largojnë Sali Berishën si kryetar i PD. Është shumë e njohur, nga viti 2021 deri sot. Mirëpo kjo jo vetëm e ktheu Sali Berishën në krye të PD, por e saldoi në krye të PD.

Pyetje: Po nëse gjykata nuk e pranon, a do ketë një drejtues tjetër fushate të deleguar nga ju?

Berisha: Fushata do drejtohet, sigurisht që janë 11 drejtues për çdo qark, lider të çdo qarku. Do ketë një grup qendror në komunikim konstant e të vazhdueshëm më Sali Berishën. Nuk ka mekanizëm, janë të pashpresë ata që mendojnë se mund të uzurpojnë apo t’i caktojnë PD-së kryetarin. Është çështje sovraniteti!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time!

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, postoi një mesazh për qytetarët shqiptare me rastin e 80-vjetorit. …