“Një Inter i madh”, në Itali festojnë për barazimin ndaj City, në Angli “dënojnë” Haaland

Një barazim pa gola duket një gënjeshtër e madhe, në një kohë kundër Manchester City-Inter prodhuan një 90-minutësh të bukur, me raste për shënim. “Qytetarët” e Pep Guardiola-s kishin një superioritet të lehtë, por zikaltërit nuk qëndruan pasiv në këtë transfertë, përkundrazi zhvilluan lojën e tyre, kërcënuan portën e City me disa zbritje të shpejta, madje ishin të pa fat si në rastin e Mkhitaryan.

Ai që zhgënjeu në këtë takim ishte Haaland, me biondin norvegjez që nuk krijoi thuajse asgjë, nuk arriti kurrë të lirohej në zonë, me mbrojtësit zikaltër që e futën në “xhep”.

Kërcënimi më i madh për ekipin e Guardiola ishte Ilkay Gundogan, me mesfushorin gjerman që flirtoi në dy raste me golin e avantazhit, por Sommer dhe fati nuk ishin me të duke bërë që sfida e parë ndërmjet tyre, në këtë edicion të ri të Champions League, të mbyllej në barazim pa gola.

  • foto galeri foto galeri

Në Angli, mediat u ndalën pikërisht te paraqitja e Haaland, thjesht hija e emrit të tij, me norvegjezin që dështoi të shënonte gol në ndeshjen e tij të 100 me fanellën e Man.City.

La Gazzetta

Ndryshe u përcoll ky barazim i Inter në transfertë përballë Manchester City: “Inter i madh”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

About Redaksia

Check Also

Asllani ndëshkon Gjeorgjinë, kuqezinjtë fitojnë në Tbilisi

Shqipëria fiton ndaj Gjeorgjisë me gol të Asllanit. Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa …