Shkrihet Policia Rrugore në Kukës

22 masa janë lëshuar për disa efektivë të policisë Rrugore, përfshirë ‘arrest me burg’, të cilët dyshohet se përvetësonin para, duke shmangur hedhjen e gjobave në sistem.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi masat, ndërsa thotë se duke keqpërdorur aksesin në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, efektivët e rrugores shmangnin hedhjen e gjobave në sistem.

Sipas hetimit ka rezultuar se punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.

Nga hetimet disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të punonjësve të policisë së qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja.

EMRAT

Krenar Molla
Gasper Gjeta
Armand Shehu
Ndoc Pjetri
Armir Hallaçi
Marjan Bolaj
Kastriot Gjini
Gilbert Kapxhiu
Arsim Braha
Gramoz Dafku
Shuaip Gjuta
Artan Pellumbi
Agron Nika
Zenel Axhemi
Asqeri Xhelo
Ismail Petku
Gjovalin Tushaj
Gjelosh Laska
Flavio Ademi
Bardhok Çupi
Alfred Tushaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se duke keqpërdorur aksesin në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, efektivët e Policisë Rrugore shmangnin hedhjen e gjobave në sistem.

Hetimit ka nxjerrë se punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.

 

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …