Alimehmeti: Mos harroni koncesionet e tenderat sekrete të Covid-it…

Ilir Alimehmeti, drejtues i Departamentit te Shëndetesise në PD, pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit të opozitës, Sali Berisha u shpreh se, 6% e GDP, e shpenzimit t brendshëm ka qënë shpenzim publik në shëndetësi në 2010, dhe ndërkohë sot vetëm 2.78% shkon për shëndetësinë.

“Dy janë arsyet kur dikush mbahet në arrest shtëpie, ose ke frikë se arratiset, ai burrë nuk është arratisur në 97’, ose mendon se mund të prishi prova, cilat prova?

Unë nuk gjej arsye si qytetar, kjo është arsyeja që unë vazhdoj e flas këtu, kjo është arsyeja përse ne vazhdojmë qëndrojmë këtu dhe kjo është arsyeja përse dot vazhdojmë të flasim kudo tjetër, se nuk bën sens llogjik, bën vetëm një sens kjo. Bën vetëm një sens, që ta mbajnë larg prej nesh, ta mbajnë larg prej popullit, prej fushatës, prej asaj ngritje që mund të jetë popullore në pritje të 25-ës.

Se nga krahu tjetër, vini re, kjo është çështja e dytë që unë vij, shëndetësia, unë nuk mund të shkëputem prej saj.

Nga krahu i dytë kush është vendosur drejtuese qarku politike për Tiranën nga ana e PS?

Ka një emër, Manastirliu, e dimë shumë qartë, ajo po e drejton, se drejtoi shumë mirë shëndetësinë.

Këtë shëndetësi e cila u premtua falas, e mbani mend shëndetësinë falas?

6% e GDP, e shpenzimit të brendshëm ka qënë shpenzim publik në shëndetësi në 2010, 6%, kur erdhën në 2013 në fushatë, premtuan rritje të madhe, do ë çojmë 5%’ thanë, do  e çojmë më shumë se 6, do e çojmë 5.

E dini sa është sot në 2024? Është 2.78%, kjo është arsyeja përse nuk ka dot investime në shëndetësi, kjo është arsyeja përse ne na ikin mjekët, përse i kemi ato spitale pa trajtime, pa ekzaminime, e në fund të ditës mos harrojmë ato koncesionet për të cilat ajo zonja është atje në hetim, mos harrojmë ato tenderat sekrete të Covid-it, ku u tha që kishim menaxhimin e të mirë të pandemisë.

Mbi 20 mijë jetë të humbura në Shqipëri, menaxhimi i mire”, u shpreh Alimehmeti.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …