Derbi/ Futbollistët e Tiranës homazhe në nder të Gerti Bogdanit

Derbi i zjarrtë i kryeqytetit Partizani-Tirana ka nisur me homazhe në nder të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani.

Në fillimin e sfidës, futbollistët e Tiranës kanë kanë vendosur buqeta me lule pranë fotografisë së të ndjerit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta parakohe në moshën 44-vjeçare nga një arrest kardiak, duke pikëlluar familjen, miqtë, demokratët dhe të gjithë ata që e patën njohur.

Gerti Bogdani ishte një prej tifozë më besnikë dhe të zjarrë të klubit të Tiranës, i cili e ndiqte ekipin e tij të zemrës në të gjitha ndeshjet.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …