Në deklaratën për shtyp të mbajtur ditën e sotme nga Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj ku u bënë publike disa pjesë të dosjes nga SPAK-u sa i përket hetimeve mbi çështjen Partizani, mbajti fjalën e saj edhe avokatja Klodjana Gjuzari.
Gjuzari tha se, Shqipëria në Kushtetutë e ka të ndarë parimin e ndarjeve të pushteteve dhe se në këtë formë janë përcaktuar vlerësimet. Ajo u shpreh se, prokuroria ka si mision vlerësimin e ligjit që është ndryshuar, nëse ka qënë i drejtë apo jo.
“Janë të njëjtat pretendime të cilat kanë ekzistuar që në momentin që është caktuar masa e sigurimit të gjitha pretendime ne i kemi kundërshtuar dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe jemi në pritje të zhvillimeve.
Në pëmbledhje të akuzës në ngarkim të zotit Berisha, janë akuza për miratimin me propozim të Këshillit të Ministrave, të dy ligjeve, vendimeve të Këshillit të Ministrave apo urdhrave me cilsinë e Kryetarit të Këshillit të Ministrave.
Gjithë akuza në thelb është antikushtetuese sepse vjen në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës.
Shqipëria në kushtetutë e ka të ndarë parimin e ndarjeve të pushteteve, dhe në zbatim të parimit të ndarjeve të pushteteve, janë përcaktur fusha e vlerësimit të tij. Në rast se keni kntrrolluar dhe keni parë akuzën, atë mund ta ndani nëdisa pjesë një pjesë është për interpretimin e drejtësisë së ligjeve, në kohën e zotit Berisha, interpretimin e drejtësisë së vendimit të Këshillit të Ministrave, interpretimin e drejtësisë për disa vendime të komisionit të pronave, interpretimin e drejtësisë së akteve administrative apo kontratave administrative publike, për privatizimin e objekteve të sport “Klub Partizanin”, dhe interpretimin e drejtësisë të disa kontratve private.
Në thelb akuza është kjo, prokuroria ka marrë misionin që të vlerësoje nëse ligji për kthimin dhe kompesimin e pronave 9235/2006 që kanë ndryshuar një ligj te vitit 2004, disa dispozita ishte i drejtë apo jo, ka marrë përsipër t ëvlersojë nëse ligji për sportet në vitin 2008 ishte i drejtë apo jo.
Në vijim të dy vendimeve të Këshillit të Ministrave një udhëzimi dhe të një urdhëri të Kryeministrit të gjitha këto brënda kopetencave që kushtetuta i ka dghënë kryeministrit.
Në asnjë rast nuk diskutohet nga Prokuroria që a kishte kopentece Kryeministri, a ka tejkaluar funksionet apo kopetencat e tij lëndore, Kryeministri Berisha në momentin që ka kryer këto propozime apo ka miratuar si një ndër anëtarët e parlamentit vendimet e Këshillit të Ministrave”, tha Gjuzari.