CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

“Forza Italia”: Të shqetësuar për arrestimin e Sali Berishës!

Forza Italia ka shprehur shqetësimin për arrestimin e kreut të PD, Sali Berisha në Shqipëri.

Gjatë nëj aktivieti ku morën pjesë në hapjen e degëve të reja të kësaj force politike në Parma të Italisë, përfaqësuesit politikë të Forza Italia, Erica Mazzetti, menaxhere kombëtare e departamentit të punëve publike të FI dhe Rosaria Tassinari, koordinatore rajonale, ngritën shqetësimin e partisë ku aderojnë për mbajtjen në arrest shtëpie prej disa muajsh të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha.

“Ne ndjekim me interes dhe shpresë përparimin e popullit shqiptar drejt një ekonomie solide dhe liberale, si dhe mbështesim përpjekjet e tij në luftën kundër korrupsionit dhe drejtësisë së keqe”.

“Për këtë arsye duam të shprehim shqetësimin tonë më të madh, nënvizojnë përfaqësuesit italianë për atë që ndodhi me ish-presidentin Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej disa muajsh për një rast të dyshuar korrupsioni, i cili daton vite më parë”. “Fatkeqësisht, as demokracitë më të qëndrueshme dhe më të pjekura, theksojnë më tej ata, nuk janë të lira nga praktika të ngjashme joliberale,të cilat duhen luftuar dhe çrrënjosur”.

Duke e vënë thekson në pikat që bashkojnë Forza Italian me PD, si dashurinë për lirinë, besimin në demokraci si dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, Mazzetti dhe Tassinari theksojnë se të dy vendet kanë një lidhje të madhe dhe një afinitet të madh mes popujve tanë –ku shihet veçanërisht te marrja e shtetësisë, falë punës dhe studimit”.

Të dielën, PD hapi degën e saj në Parma të Italisë në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ku ndryshe nga legjislaturat e kaluara, këtë herë do të votojnë edhe emigrantët që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Organizimi i çeljes së degës së re në Parma dhe në Emilia Romangna u bë nën kujdesin e kryetarit të PD, Bardhok Doda, njëkohësisht edhe kordinator i FI në Itali dhe nënkryetarit Dritan Beqiri, me pjesëmarrjen edhe të deputetes së PD, Albana Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Meta nga qelia: Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen! Fitorja është e opozitës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi në lidhje me protestën e sotme të …