Krijimi i degës së PD në Emilia Romagna, Vokshi: Rama po përpiqet të ngrejë sistemin e patronazhimit edhe në diasporë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka njoftuar themelimin e degës së kësaj force politike në Forli, Itali.

“Interes i madh, dhjetëra anëtarësime te reja. Mes tre kandidaturave, anëtarët zgjodhën kryetar të PD, dega Forli, zoti Gëzim Brunga”, shkruan Vokshi ne një shënim në faqen e saj ne Facebook.

Postimi

Forli, Itali: E nderuar të isha pjesë e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Forli.

Në takim ishte prezent edhe deputetja e ‘Forza Italia’ në rajonin e Emilia Romagna-s, Rosaria Tassinari.

Punë fantastike e Arben Markut, Zef Gjonaj, që së bashku me Bardhok Dodën, Dritan Beqirin, Lindita Bimin dhe Mariela Shkurtën, bënë të mundur shtrirjen e strukturave të PD-së në Forli.

Interes i madh, dhjetëra anëtarësime te reja. Mes tre kandidaturave, anëtarët zgjodhën kryetar të PD, dega Forli, zoti Gëzim Brunga.

Në fjalën e saj, znj. Tassinari theksoi rëndësinë e takimeve të tilla dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy partive, jo vetëm si pjesë e një familje politike, por edhe në kuadër të përfaqësimit në qeverisjen lokale, rajonale apo qendrore.

Në fjalën time theksova: “Në Shqipëri, që prej vitit 2013, nuk ka më zgjedhje të lira e të ndershme. Shqiptarët nuk janë të lirë të votojnë qeverinë e tyre. Vota kontrollohet, shantazhohet, dhunohet, prej sistemit monstruoz të patronazhimit apo prej bandave kriminale. Dy janë problemet madhore në Shqipëri, që për fat të keq furnizojnë njëri tjetrin: 1. Korrupsioni dhe krimi që kanë kapur shtetin dh rritin emigracionin; 2. Emigracioni, që për fat të keq ndihmon në rritjen e korrupsionit dhe krimit.

Shqipëria nuk ka demokraci funksionale. Edi Rama ka më shumë pushtet se Enver Hoxha, kontrollon çdo pushtet. Shqipëria është nën një regjim, ku lideri i opozitës mbahet në arrest politik me dosje false, pa prova, fakte e dëshmitarë, e ku liritë e të drejtat shkelen çdo ditë.

Në 10 vitet e fundit, ky regjim ka larguar mbi 1 milion shqiptarë, 75% e të cilëve nën moshën 40 vjeç, pra pjesa më aktive.

Edi Rama po përpiqet të ngrejë sistemin e patronazhimit edhe në diasporë.

Refuzojeni këtë sistem!

Me insistimin e opozitës u miratuan ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, që i jep të drejtën e votës diasporës.

Vota juaj është shpresë për ndryshim, për rrëzimin e këtij narko-regjimi që Edi Rama ka vendosur në Shqipëri.

Ju jetoni e punoni në vende të lira, me demokraci. Vota juaj, vota e diasporës mund dhe do të bëjë ndryshimin!”

Vijon krijimi i degëve të PD ne diasporë.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …