Nuk ka shkelur asnjëherë ligjin/ Malltazi: Aktakuza është dekoratë për Sali Berishën! Ka bërë vetting-un 30 vjeçar të pasurisë së tij

Argita Malltezi, vajza e ish- kryeministrit Sali Berisha thotë se aktakuza ndaj babait të saj është një dekoratë, pasi ka bërë vettingun 30 vjeçar të pasurisë së tij dhe familjes së tij.

Në një deklaratë për mediat, ajo thotë se ai nuk e ka shkelur kurrë ligjin kur ka ushtruar funksione dhe nuk ka përfituar në asnjë moment.

Sipas saj, Sali Berisha nuk ka favorizuar Jamarbër Malltezin për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

“Aktakuza është dekoratë për Sali Berishën pasi ka bërë vettingun 30 vjeçar të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij dhe nga ky vetting rezulton se Berisha nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka pasur kurrë përfitim të paligjshëm. Nëse do të kishte pasur do të ishte në gjyq për këto shkelje apo përfitime dhe jo për tokën e gjyshes së Jamarbër Malltezit.

Kjo aktakuzë tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit. Në radhë të parë në lidhje me pronën nuk kanë mundur të shtyhen në mashtrimin që coi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se gjoja ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne kemi vënë në dispozicion dokumentet  që provonin kthimin e pronës dhe më pas kemi bërë publike dokumentet që lidhen me fletoren zyrtare”, tha ndër të tjera Argita Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …