U rindërtua pas tërmetit, mbyllet shkolla në Rrogozhinë, nxënësit bëjnë 3 km rrugë çdo mëngjes

Kryetari i FRPD Rrogozhinë, Eljon Kaja ka denoncuar mbylljen e shkollës 9 vjeçare Kreyevidh pas rindërtimit nga tërmeti, teksa rreshton dhe pasojat e mbylljes së kësaj shkolle.

Ai deklaron se 24 nxënës bëjnë 3 km rrugë për të vazhduar studimet në një shkollë tjetër. 30 nxënës nga komuna Kryevidh paguajnë 2500 lekë-3000 lekë në ditë transport për të shkuar në gjimnaz (kosto e papërballueshme). 20 gjimnaziste nga komuna Gose mbi 15 nga Rrogozhina paguajnë transport që shkojnë në gjimnaz

Kaja shton po ashtu se mbi 40 studentë nga Kryevidhi dhe mbi 150 nga Rrogozhina që janë në universitete të Durrësit dhe Tiranës nuk kanë përfituar asnjë bursë e asnjë mbështetje nga shteti.

“Mbi 50 të rinj e të reja që kanë mbaru studimet e larta sot janë papunë se alternativa vetme që i ka lënë kjo qeveri është të pagujnë 5000 apo 10000 euro për një vend pune ose të largohen nga Shqipëria!”-shprehet ai.

 

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Deputetët e EPP i informova për krimin zgjedhor dhe rrjetet e drogës

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se, PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 …