Vetëm 5 studentë tek Fizika dhe 9 tek Kimia, Fakulteti i Shkencave ekzakte në UT në koma!

Nuk ka të ndalur degradimi i arsimit shqiptar nën qeverisjen e Rilindjes, teksa në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2024-2025 në degën e Fizikës janë regjistruar vetëm 5 studentë, në atë të Kimisë vetëm 9 studentë dhe në atë të Matematikës vetëm  23 studentë.

Për të gjithë ata që e njohin këtë sektor, e kanë të qartë se arsimi shqiptar ka prekur fundin, pasi shkencat ekzakte janë shtylla kurrizore e arsimit dhe në këtë vend shkencat ekzakte nuk janë asgjësuar as në diktaturën më të egër të Evropës, por po ndodh në qeverisjen e një njeriu që pa frikë meriton të quhet Neroni i arsimit shqiptar.

Nesër në shkollat shqiptare nuk do ketë mësues matematike, mësues fizike dhe kimie, teksa me siguri kjo qeveri zgjidhjen do e kërkojë tek arsimtarët në pension që do tu kërkojë të rikthehen në punë, por kjo nuk është zgjidhje, është vetëm një alternativë për të mbajtur në intubim arsimin shqiptar.

Një strategji e re për të shpëtuar arsimin shqiptar nga kthetrat e asgjësimit është Emergjencë Kombëtare dhe këtë barrë e ka opozita e vendit.

Përballë këtij realiteti e kam një kushtrim për çdo arsimtar, reagoni para se të përfundoni duke u dhënë leksione bankave bosh.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …