DEKLARATË E DEPUTETES SË QARKUT LEZHË, ELDA HOTI
Miloti, prej ditësh po përballet me mungesen e ujit te pijshem.
Prej muajsh rreth 1 mijë familje kanë patur probleme me furnizimin e ujit e pijshëm.
tubacionet janë të shkatërruara deri në atë masë sa uji i pijshëm derdhet rrugëve, siç e shihni në pamje.
Pavarësisht ankesave, Bashkia nuk merr asnje mase. Interesi i qytetareve eshte i fundit.
Por Bashkia nuk nguron në asnjë moment t’u marrë paratë qytetarëve, por shërbime nuk kryen.
E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së investimeve në ujësjellës e cila sjell automatikisht ndotjen e burimeve dhe kjo ndikon në cilësinë e ujit duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve nga sëmundjet.
Duhet shtuar fakti se kjo është një zonë e varfër e cila e ka të pamundur blerjen e ujit të pijshëm për të plotësuar nevojat e përditshme familjare.
Eshtë alarmante të besosh se asnjë investim i Ujësjellës Kanalizimeve nuk është bërë prej vitesh në këtë zonë dhe banoret perballen me mungesen e ujit te pijshem, ndërsa faturimet vazhdojnë qetësisht.
I bëj thirrje autoriteteve përgjegjëse, në cilësinë e deputetet së zonës, të merren masa urgjente për furnizimin me ujë të banorëve.
Kurbini nuk duhet më të jetë me i nëpërkëmbur.
Ftoj banorët të reagojnë për të mbrojtur të drejtën e tyre.
Partia Demokratike do të jetë në krah tuajin.
Gjithashtu u bëj thirrje banorëve të kurbinit mirdites dhe lezhes të jenë të pranishëm në protestën kombëtare më 7 tetor përpara Kryeministrisë.