Gjykata Kushtetuese refuzon komisionin “Xhafaj”: Nuk do të marrim pjesë!

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të jetë pjesë e Komisionit anti-korrupsion që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

Në një përgjigje që Kushtetuesja i ka kthyer Kuvendit, kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj shprehet se nuk mund të marrim pjesë në Komision.

Reagimi i Kushtetuese ka ardhur pas ftesës që iu drejtua nga Komisioni institucioneve Kushtetuese në vend, përfshi edhe ato të drejtësisë, lidhur me ligjbërje, dhënie mendimi apo veprimtarinë e këtij komisioni ad-hoc.

Komisioni anti-korrupsion u ngrit nga mazhoranca socialiste me një përbërje prej 11 anëtarësh, ku 5 vende i takojnë opozitës, e cila nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje.

Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, i drejtoi kërkesa për bashkëpunim institucioneve publike të cilat ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion sipas vlerësimeve që bëhen në raportet e KE-së, thuajse të gjitha institucioneve për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit dhe grupit të ekspertëve që merret me çështjet e korrupsionit.

About Redaksia

Check Also

Efektivi i Gardës qëllon veten me armën e shërbimit

Një efektiv i Gardës së Republikës ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten …