Padia ndaj deputetëve të PS/ Bardhi: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses, krim që dënohet me burg

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj deputetëve të mazhorancës, lidhur me moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës kushtetuese përbën vepër penale, është krim që dënohet me tre vite burgim për këtë arsye i jemi drejtuar SPAK”, tha Bardhi.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bardhi tha se opozita është e vendosur në aksionin e saj për rrëzimin e mazhorancës.

I pyetur në lidhje me padinë penale për djegien e karrigeve të Kuvendit të Shqipërisë, Bardhi theksoi se padia vjen nga ata që nuk kanë lënë pa vjedhur në këtë vend.

About Redaksia

Check Also

Protestuesi thirrje SPAK: Rama në burg, hetoni pasurinë e tij dhe të Ballukut!

Një protestues, gjatë tubimit para Kryeministrisë, i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të hetojë …