Gjykata e Posaçme e Apelit në seancën e zhvilluar 19.09.2024, ka vendosur kalimin e çështjes për t’u shqyrtuar në seancë gjyqësore me praninë e palëve në datë 03.10.2024, ditë e Enjte, ora 12:00 e cila u zhvillua gjate dites se sotme.
Mexhlis dhe shoqatat e tjera paditën në SPAK kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj për shpërdorim detyre për ceremoninë e martesës së paligjshme homoseksuale në Bashkinë e Tiranës.
SPAK nuk pranoi padinë. Mexhlis dhe shoqatat e tjera e ankimuan në Gjykatën e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.
Pasi GjKKO e shkallës së parë vendosi mospranimin e ankimit Mexhlis e ankimoi me GJKKO Apelit e cila e pranoi ankimin dhe vendosi shqyrtimin për vendimin e SPAK për mosfillimin e hetimit.