Deputetët i venë zjarrin para Kuvendit manekinëve me fytyrën e Ramës, Geron Xhafajt dhe Olsi Ramës

Socialistët kanë arritur që të futen të gjithë në Kuvend, dhe kanë nisur seancën plenare, edhe pse në sallë nuk ndodhet asnjë deputet i opozitës, ashtu siç e preferon kryeministri Edi Rama, një Kuvend pas opozitës.

Ndërkohë, deputetët e PD, pasi nuk arritën që të ndalonin futjen e kolegëve socialistë në Kuvend, kryen një akt simbolik në oborrin e Kuvendit.

Ata sollën aty katër manekina me veshje burgu dhe fytyrat e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, Fatmkir Xhafajt dhe vëllait trafikant të drogës së tij Geron alias Agron Xhafaj.

Ka qenë Flamur Noka, ai i cili i ka lyer me benzinë dhe më pas iu vuri zjarrin.

  

About Redaksia

Check Also

Gjykata Kushtetuese gjen shkelje në dosjen “Partizani”

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e …