MazhoRama skenë krimi, kthen Kuvendin në Parla-Mafia

Nga Basir ÇOLLAKU

Në fillim ishin qiramarrës. Tani aksionerët kontrollues.

Ndrangheta

Sacra Corona

Sinaloa

Janë disa nga subjektet ndërkombëtare me zyra poblike në Tiranë, me ndikim urdhërues në qeveri drejtësi, parlament. Ata janë prodhuesit e MazhoRamës. KM një zejtar i bindur i tyre. Një çirak plak i kapur familjarisht.

Zinxhirë për të lidhur dyert, gardistë militantë të dhunshëm, dhunë ekstreme për të mbrojtur skenën e krimit qeveritar. Aty ku finalizohen plaçkitje miliarda euro të parasë e pronës publike, ku mbrohen të pandehurit majtistë të mos përballen me atë medemek drejtësi të mbetur qosheve. Kjo është oferta “Rama”

24 deputetë të opozitës përjashtohen. Disa prej tyre u hiqet mandati me 60 ditë. Duke kapërcyer çdo germë ligji. Deputet e PD kanë vendosur të përballen për të mos firmosur diktaturën e dytë pas 34 vitesh. Nuk lejohen në sallë as ata të padënuarit nga doganierja Spiropali. Kjo vepër penale urdhërohet. Kanë nisur burgosjet komuniste të opozitës. Duke nisur me liderin e opozitës Berisha me deputetin Salianji e të tjerë të sulmuar.

Nga u vjen forca deputetëve të delosur të shumicës?

Nga marrin trimëri me qera për ta trajtuar Kuvendin si banesë personale dhe jo sallë përfaqësimi?

Kë po mbrojnë?

Ramën? Veliajn? Olsin? Geron-Agronin? Fatmirin?

Bandat mbështetëse të trafikut të kokainës me të cilët janë në ortakëri

Apo kryeinspektorin e rendit Hoxha, propozuesin e drejtorit sky të policisë?

MazhoRama lufton për të mbajtur pushtetin e inkriminuar, për të shpëtuar nga burgu shumë përfaqësues të saj. SPAK-un, mos e prisni të shfletojë dosjet e tyre. Nuk e lënë. Është duarlidhur. Kanë halle të përbashkëta. Janë rreshtuar jo pak në krah të keqbërësve. Vendi është bërë plehërishte e mbetjeve evopiane dhe globale. Ndërkombëtarët këtej rrotull janë pa gjuhë, por me xhepa të mëdhenj. Hargalisen në Tiranë dhe i lëpihen MazhoRamës. Kërrusen para Aleksit si skllevër. Emergjencë kombëtare mbetet zhdukja me shkrepëse demokratike e antishqiptarëve shqipfolës. Të tjerët me të njëjtën gjuhë do të lëpihen njëlloj nesër.

About Redaksia

Check Also

Edvin Rama si Bashar al-Assad!

Nga Bujar LESKAJ Në 9 dhjetor të vitit 2003, në OKB, 100 shtete, mes tyre …