Ndërkohë që ka pasur tensione në një nga hyrjet e Kuvendit, atë në pjesën e Akademisë së Shkencave, deputetët e PS janë lejuar të hyjnë në sallë.
Në atë hyrje është paraqitur edhe Niko Peleshi, ku është përballur me reagimin e deputetëve opozitarë.
“Niko ça ke, pse vini këtu e bëni presion? Pse bëni të fortin? Ç’i kë tërë ato përforcime që solle me vete?”, dëgjohet të thotë një nga deputetët e PD.
“Keni tre kukulla në Komisionin e Etikës dhe përjashtoni opozitën”, shprehet Bardhi.