Foto/ Belind Këlliçi takohet me Trump: Gjeti kohë për të dëgjuar rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Në një takim historik në SHBA, Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, ish-deputeti dhe ish-kandidati për Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, u takua me kandidatin për president të ShBA, Donald Trump.

Ky takim, i cili u zhvillua në Ryder Center, Saginaw Valley State Ujiv, u përqendrua në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar.

Këlliçi, një prej figurave më të njohura të Partisë Demokratike, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-ve në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjeti kohën për të dëgjuar mbi Shqipërinë dhe zhvillimet e fundit në të.

Nga ana e tij, Presidenti Trump vlerësoi përpjekjet e Këlliçit për të sjellë ndryshime pozitive në Shqipëri dhe rajon, duke nënvizuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes vendeve dhe promovimit të vlerave të përbashkëta demokratike.

Në një postim në facebook Belind Këlliçi shkruan:

Foto e vitit 🇦🇱🤝🇺🇸

Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Për kureshtarët: Kosto???

ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje 😃

  

About Redaksia

Check Also

Kalaja padit Veliajn në SPAK: Hetoni vizitën e kryebashkiakut në SHBA

Kryetarja e Gjykatës së Apelit në PD, avokatja Adriana Kalaja kallëzoi sot në SPAK kryebashkiakun …