“E ka kapur deliri i pushtetit, harron se nga vjen”/ Fevziu irritohet me Spiropalin: S’e blen dot të shkuarën…

Një moment interesant është regjistruar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”. Fillimisht ka qenë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ai i cili ka hedhur akuza drejt kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali se kjo e fundit takohej me Pëllumb Gjokën, personazh i krimit të organizuar gjatë kohë që ishte drejtuese politike në Shkodër.

Nisur nga kjo situatë, gazetari Blendi Fevziu i ka kërkuar stafit që të marrin një reagim nga vetë Spiropali në lidhje me këto akuza, por duket se përgjigjia e saj nuk ka qenë aspak ajo që do të dëshironte Fevziu.

Spiropali nuk ka pranuar që të bëjë reagim në interes të publikut, por i ka dërguar Fevziut një mesazh në numrin e tij personal, përmbajtja e të cilit nuk i ka pëlqyer aspak gazetarit.

Në atë moment Blendi Fevziu ndërpreu të ftuarit dhe replikoi me mesazhe me Spiropalin dhe më pas e flaku celularin e tij në shenjë irritimi.

Por nuk mbaroi me kaq? Insistuar nga Bardhi se çfarë i kishte shkruar Spiropali, Blendi Fevziu deklaroi se disa njerëz e harrojnë nga vijnë, duke i kapur deliri i pushtetit. Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve, ata nuk mund ta blejnë të shkuarën e tyre, duke iu referuar në këtë rast politikanes socialiste.

Bardhi: Ti na trego çfarë të shkruajti dhe çfarë replikove.

Fevziu: Ishte diçka që ishte shumë pak dinjitoze për dikë që merret me politikë, por nuk po reagoj tani meqë ishte një komunikim privat. Ka një psikozë në politikën shqiptare, që janë njerëz normalë dhe kur marrin pushtet, i kap deliri, dhe harrojnë nga vijnë dhe kush janë. Asnjëri nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij.

About Redaksia

Check Also

Shkreli: Beci e përdor sallën e Bashkisë për takim elektoral, buxheti u votua pa u prezantuar

Këshilltarja e PD në Bashkinë Shkodër, Eliona Shkreli në një deklaratë për mediat tha se, …