Përmbytjet në Vlorë/ Berisha nxjerr videon: Ky është rezultati kur i japin tendera bandave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përmbytjet nga reshjet e shiut në qytetin e Vlorës, duke bërë përgjegjës qeverinë pasi ka dhënë tendera pa asnjë studim por vetëm kanë hedhur beton.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga kryedemokrati, dallohet se si është bllokuar nga uji një pjesë e lungomares, ku makinat kanë ndaluar pasi rruga është e pakalueshme, si dhe në një tjetër lagje uji vërshon furishëm duke marrë me vete edhe koshat e plehrave.

“Lungomare e Betonit në Vlorë!! Punime pa asnjë studim, thjesht i japin tenderat bandave dhe më pas është ky rezultati”, shkruan Berisha në Facebook.

 

About Redaksia

Check Also

Si dështoi skema e Agasit me shefen e SHISH dhe pronaren e një televizioni për të takuar Ambasadorin amerikan

Dy muaj përpara arrestimit, Ergys Agasi po organizonte një takim mes ambasadorit të ardhshëm amerikan, …