Vëllai i tij i lidhur me “5D-në”, kryebashkiaku i Ramës paraqitet në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Burrelit, ish-gardisti Agron Malaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se ai ndodhet në godinën e SPAK prej më shumë se 1 ore, teksa ende nuk dihet se për cilat dosje po merret në pyetje nga agjentët e BKH-së.

Për Agron Malaj dhe vëllain e tij Fatos Malaj, ka një kallëzim në SPAK nga Edmond Miza, banor i fshatit Madhesh i Bashkisë së Matit.

Ai pretendon se kryebashkiaku i Matit  ka favorizuar vëllain e tij për ndërtimin e një HEC-i, duke shpërdoruar detyrën dhe duke favorizuar kundër ligjit familjarët e tij. Edmond Miza pretendon se atij dhe disa banorëve të tjerë, u është falsifikuar firma.

Gjithashtu, Agron Malaj është përmendur edhe për tendera në konflikt interesi në kompaninë e vëllait të tij Fatos Malaj, ndërkohë që dyshohet për përfshirje në skemën e kompanisë “5D Konstruksion” në Bashkinë e Tiranës.

Fatos Malaj është pronar me 60 % të aksioneve tek hoteli luksoz “La Brisa” në Dhërmi, teksa 40% të aksioneve zotërohen nga Elvin Tivari, ish-drejtori i Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla. Gjithashtu, ata kanë marrë dhe një tjetër leje ndërtimi për ‘La Brisa 2’.

About Redaksia

Check Also

Rama thërret mbledhje qeverie në mesnatë

Afera me tenderin e Tunelit të Llogarasë ka shkaktuar një tronditje tjetër në oborrin e …