I vihet zjarri komisariatit të Policisë së Shijakut

Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune. Sipas burimeve për mediat, zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës, i cili siç duket edhe nga pamjet është nën pushtetin e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët.

Është e paqartë sesi ka nisur zjarri në brendësi të komisariatit dhe policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

About Redaksia

Check Also

Raporti i fortë i SHBA/ Shqipëria, krim i organizuar, korrupsion dhe pastrim parash nga trafiku i drogës

Raporti i vitit 2025 i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri …