Belind Këlliçi zbulon çfarë i tha Donald Trump për Shqipërinë

Pas mbërritjes nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belind Këlliçi, foli ndër të tjera për fotografinë me Donald Trump, por mbi të gjitha për bisedën që pati me kandidatin për President të SHBA-ve.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Belind Këlliçi tha se ka pasur mundësinë të flasë me Trump për problematikat në Shqipëri, por veçanërisht për sistemin e drejtësisë.

“Në takimin e dytë pata mundësinë të takoja presidentin Trump, të flas shkurtimisht për problematikën që ne hasim në Shqipëri, për situatën në Shqipëri.

Duke parë edhe agjendën e tij, për mua ishte një takim jete, mund të them që kandidati për president në SHBA më dedikoi disa minuta për të folur mbi problematikat që kemi në Shqipëri.

E thënë troç, tema dhe diskutimi u fokusua te keqpërdorimi i sistemit të drejtësisë. Zoti Trump e kishte mjaft të lehtë për të kuptuar problematikën që ne kemi për shkak se me procese të montuara politike ai është i dënuar me vendim gjykatë në SHBA dhe mbi të rëndojnë 34 akuza që janë ngritur nga prokurorë të sponsorizuar nga “Shoqëria e Hapur” dhe fondacioni “Soros” dhe ishte shumë e thjeshtë të kuptonte analogjinë.

Dinte ndikimin e jashtëzakonshëm të fondacionit “Shoqëria e Hapur” dhe fondacioni “Soros” në drejtësi, në media, në qeveri, por mbi të gjitha në drejtësi. Pra, keqpërdorimi i drejtësisë si një pushkë apo armë ndaj kundërshtarëve politikë është një metodikë që përdoret si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA. Preferoj që një pjesë tjetër e bisedës të mbetët konfidenciale”, tha Belind Këlliçi për emisionin “Off the Record” në A2 CNN me gazetarin Andrea Danglli.

Sa i përket fotografisë, ai theksoi se ka vlerën e vetëm biletës së avion, pasi nuk ka paguar asgjë më shumë, qoftë ai apo persona të tjerë për realizimin e asaj fotoje.

“Udhëtimi ka kushtuar një biletë avioni, që unë kam shkuar në SHBA dhe akomodimin e kam pasur nga njerëz të njohur. Unë e kuptoj, politikanëve në Shqipëri i është dashur shpeshherë që të hiqen edhe si gruaja e Bilalit, e biznesmenit shqiptar, në rastin konkret Edi Rama. Dikush tjetër ka paguar 500 mijë dollarë për foto me Trump. Ka edhe njerëz si unë që shkojnë me zero. Askush, jo vetëm unë, nuk ka paguar asgjë për atë takim”, u shpreh Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën me një fund të ngjashëm si të Asad

Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për …