Noka: Qytetarët sot i dhanë një leksion Ramës, i cili po dridhet në Surrel! Ne do të jemi këtu derisa të plotësohen kërkesat

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i bëri thirrje kreut të qeverisë, Edi Rama që të plotësojë kërkesat e qytetarëve dhe Qeverinë teknike, ndryshe nuk do të ketë paqe për të. Noka nuk dha detaje se si do të vijojë më tej aksioni opozitar.

Fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka

Ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës.

Regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh; jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëe, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë.

Sot ata e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz, as me dhunë, nuk e fitojnë dot kurrë. Qytetarët sot i dhanë një leksion, ne do të jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen civile deri sa synimet tona, kërkesat e qytetarëve të plotësohen.

Narkosi duhet të largohet, duhet ti hapë rrugë një qeverie teknike që ti afrojë vendit paqe sociale dhe zgjedhje të lira.

Çfarë do të ndodhë nesër?

Sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do të ju njoftojmë. Ne do të jemi në mosbindje civile.

Si do ta largoni Ramën?

Të jeni të sigurtë që sot ata janë duke u dridhur, ata janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve u ka kallur datën. Me mijëra forca policore kanë rrethuar bunkerin e Surrelit, sepse sulltani atje dridhet dhe nuk flet i qetë, siç e pat ju gjithandej. I gjithë shteti në panik, nuk ndalohet as me polici, as me gaz e as me asgjë revolta qytetare. Revolta do të vijë duke zierë.

Nuk ishte protestë, kjo ishte revoltë, ky është hapi i parë i mosbindjes civile. Do të jemi në kontakt çdo ditë e do të jemi në aksion. Falenderoj të gjithë qytetarët dhe demokratët që iu përgjigjën ftesës tonë.

Ju falenderoj edhe ju mediave që pasqyruat këtë hap të mosbindjes civile.

Fitore!

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …