Protesta zhvendoset para kullës së Lilos së Xhafës

Në mosbindje civile, mijëra qytetarë po vijojnë të marshojnë në rrugët e Tiranës, duke goditur godinat e Kryeministrisë, selinë e PS-së, Bashkinë e Tiranës, dhe janë ndalur para kullës ‘Eye of Tirara’, simboli i korrupsionit Rama-Veliaj-Xhafa.

Qytetarët dhe drejtuesit e PD janë ndalur të protestojnë përpara kësaj kulle, simbol të korrupsionit.

Kujtojmë që kulla në pronësi të Armando Lilos, familjarit të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sipas dokumetave, dilte që kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë firmosur leje ndërtimi në tokë publike dhe shmangie nga taksat për Armando Lilon, i cili ka ndërtuar edhe 7 kate pa leje në këtë godinë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk ekziston një vjedhje ministrash ku të mos jetë Edi Rama aksioneri kryesor

Eda Grimci: Doktor, kur dyshimet për korrupsion prekin kaq shumë ministra dhe shtrihen nga AKSH-i …