34 milion euro për zgjerimin e vetëm 6 km në autostradën Tiranë-Durrës!

Nën qeverisjen e Edi Ramës, rrugët në Shqipëri vazhdojnë të shtrohen me ‘florinj’.

Në një tender të fundit, pak më pak se 1 vit para zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria e Edi Ramës ka vendosur që të japë 34 milionë euro vetëm për zgjerimin e 6 kilometrave rrugë në autostradën Tiranë-Durrës.

Punimet pritet të bëhen brenda dy vitesh, ndërkohë që nuk ka asnjë transparencë në lidhje me tenderin e dhënë.

Ndërhyrjet do të bëhen përgjatë 6 km të autostradës nga kthesa e Kamzës deri tek mbikalimi i Kasharit.

Me mbarimin e punimeve, limiti i shpejtësisë për makinat që do të përshkojnë këtë segment do të jetë 130 km në orë.

Volumi i trafikut në këtë aks përgjatë muajve të verës varion nga 90 000 deri 120 000 makina në 24 orë.

About Redaksia

Check Also

Linda tjetër flet pak për videot me Agasin

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda …