Edhe tenori dhe ish-pjesëmarrësi i BBAVIP, Armando Kllogjeri i është bashkuar protestës së mosbindjes civile të opozitës.
Edhe ai ka protestuar ndaj qeverisë që sipas tij, abuzon me taksat e qytetarëve. Ai ka protestuar edhe ndaj drejtuesve të Teatrit të Operas dhe Baletit nga ku është larguar nga puna, që sipas tij e kanë kthyer në një çiflig.