Helmimi masiv i banorëve të Dibrës nga uji i pijshëm/ Dega e PD: Kriminale! Rastet po shtohen, asnjë nuk flet

Partia Demokratike Dega Dibër ka denoncuar situatën alarmante në të cilën ndodhen banorët e Njësive Administrative Kastriot dhe Fushë Çidhën, të cilët janë helmuar masivish nga kontaminimi i ujësjellësit të Sopanikës.

PD Dibër thekson se “dje dhe sot gjithë ditën urgjenca dhe spitali plot me banorë të helmuar, fëmijë, gra etj. me të vjella, me dhimbje të forta barku”, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga Drejtoria e Shëndetit Publik Dibër, nga Drejtoria e Spitalit Dibër, nga Bashkia Dibër.

Reagimi i plotë

Helmim masiv nga uji i pijshëm për popullatën e Njësive Administrative Kastriot ( fshatrat Kandërr, Brest etj. Njësia Administrative Fushë Çidhën ( fshatrat Blliçe, Laçes, Fushë Alie etj.).

Dje dhe sot gjithë ditën urgjenca dhe spitali plot me banorë të helmuar, fëmijë, gra etj. me të vjella, me dhimbje të forta barku etj.

Asnjë reagim nga Drejtoria e Shëndetit Publik Dibër, nga Drejtoria e Spitalit Dibër, nga Bashkia Dibër etj.

Çfarë po ndodh në këtë vend. Uji i kontaminuar i ujësjellësit të Sopanikës. Asnjë njoftim për përdorimin e ujit apo për mospërdorimin. Rastet vijnë duku u shtuar e askush nuk flet…kjo është kriminale…më shumë se paaftësi..mos pini ujë nga ky ujësjellës derisa dikush nga gjumashët e qeverisjes të kujtohet e të kontrollojnë ujin,është apo jo i pijshëm…

MË POSHTË KENI NJOFTIMIN QË TREGON QARTË NIVELIN E NËPUNËSVE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE.

About Redaksia

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …