Drejtuesi politik i PD i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi në një intervistë në emisionin Open në News 24 tha për protestën e opozitës se ishte hapi i parë i mosbindjes civile.
Këlliçi u shpreh se protesta e PD do të përshkallëzohet. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në narko-shtet.
“Kjo polici është e mbushur me kriminelë. Kjo polici na jep informacione. Janë sulmuar me gaz lotsjellës disa protestues. Ka pasur një sulm nga policia.
Sot ishte hapi i parë i mosbindjes civile. Aktet e sotme janë asgjë, në raport me atë që e pret maxhorancën.
Kjo është goditje me pambuk në raport me atë që e pret maxhorancën, nëse nuk reflekton. Kjo protestë do përshkallëzohet në ditët në vijim, nëse qeveria nuk reflekton. Në ditët në vijim do të informojmë për protestë të ardhshme. Protesta do zhvillohet edhe para Parlamentit Europian, edhe para Komisionit Europian. Shqipëria është një narko-shtet”, tha Këlliçi.