Plas tek Franca, futbollistët e kombëtares kundër trajnerit Decshamps

Në mungesë të Mbappe-s dhe pas tërheqjen së Griezmann, në Francë po bën shumë zhurmë çështja e kapitenit të ri, kush do të mbajë shiritin në 2 ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve? Sipas asaj që përcjell L’Equipe këtë rol e ka kërkuar Mike Maignan, një emër surprizë, por për të prerë hovin e portierit të Milan ka menduar trajneri Deschamps dhe stafi i tij të cilët kanë dalë kundër kësaj ideje pasi nuk dëshirojnë që kapiten të jetë një portier, por në fakt një rol të tillë e ka mbajtur për shumë vite Hugo Lloris. Ky vendim i Deschmps nuk është pritur mirë nga Maignan.

Lequipe

Gjithnjë sipas L’Equipe, kapiteni i ri i Francës pritet të jetë Aurelien Tchouameni, mesfushori i Real Madrid. Tchouameni ka fituar balotazhin me Jules Kounde të Barcelonës. As kjo zgjedhje e Deschamps nuk ka qetësuar ujërat pasi Mike Maignan dhe një pjesë e mirë e lojtarëve nuk kanë qenë dakord. Kjo situatë e krijuar vërteton edhe një herë se atmosfera në radhët e përfaqësueses franceze nuk është shumë e qetë.

Nga Franaca bëjnë me dije se Griezmann, i cili vetëm pak kohë më parë vendosi të tërhiqet, mund të rikthehet sërish në kombëtare, por vetëm nëse largohet Deschamps.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …