Erdogan zbulon ultimatumin që i ka dhënë Ramës

Presidenti turk, Erdogan ka mbërritur në Tiranë me vendime, inagurime, dhuarata dhe ultimautime për Ramën. Ai ka zbuluar në konferencën për shtyp vendimin që është marrë në lidhje me njerëzit që kanë bashkëpunuar me Fetullah Gulen në Shqipëri, një vendim që Rama po e mban sekret dhe duhet ta bëjë publik.

“Ne diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht kundër FETO-s me mikun rim të dashur kryeministër, zotin Rama”, tha Erdogan duke vijuar edhe me vendimet që janë marrë.

Recep Tayyip Erdoğan

Ju përshëndes me ndjenjat e mia më të përzemërta në emrin tim personal dhe të kombit tim. Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror, Shqipërinë, me rastin e takimit të dytë të Këshillit tonë të bashkëpunimit të nivelit të lartë. Siç e dini vitin e kaluar ne festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miqësore me Shqipërinë të forcuara nga lidhjet historike dhe afërsia kulturore në fakt shtrihen përtej një shekulli. Me konsultimet tona të sotme ne e thelluam më tej partneritetin tonë strategjik të cilin e ndërtuam në vitin 2021 mbi këtë themel historik njerëzor dhe kulturor. Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme mbi fushat e bashkëpunimi që përcaktuam në takimin tonë të parë të Këshillit në Ankara shkurtin e kaluar. Gjithashtu me deklaratën e përbashkët që nënshkruam, theksuam vendosmërinë tonë për të zhvilluar dhe thelluar Këshillin tonë në fusha të ndryshme. Ne konfirmuam vullnetin tonë për të avancuar bashkëpunimin tonë me tre marrëveshjet që sapo kemi nënshkruar në fushën e bujqësisë, arsimit të lartë dhe marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Të nderuar, anëtarë të shtypit, ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe të investimeve si hapa që do të rrisin mirëqenien e popujve tanë. Në këtë kuadër ne vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të rritur vëllimin tregtar në 2 miliardë dollarë në fazën e parë kjo. Gjatë takimeve tona ne ramë dakord që të diversifikojmë investimet tona të ndërsjella për të përfshirë sektorë novatorë që do të ofrojnë avantazhe në kushtet e sotme.

Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë në fushën e shëndetësisë me operimin e përbashkët të Spitalit të Miqësisë në Fier të cilin ne e ndërtuam në një kohë rekord në vitin 2021.

Ne gjithashtu do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, partnerit tonë strategjik, aleatit tonë të NATO-s në fushën e pajisjeve ushtarake dhe trajnimeve ushtarake.

Ne diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht kundër FETO-s me mikun rim të dashur kryeministër, zotin Rama.

Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste në mënyrë efektive përmes vendimeve që ne kemi marrë sot.

Të nderuar anëtarë të shtypit! Me zotin kryeministër shkëmbyem edhe ide për çështje globale dhe rajonale. Ne ndjekim me admirim përpjekjet e Shqipërisë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit si në rajonin tonë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Mizoritë izraelite në territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gaza dhe Liban ishin ndër pikat prioritare të agjendës së takimit tonë.

Unë ndava pikëpamjet tona për agresionet e qeverisë Netanyahu të cilat shkojnë përtej fushëveprimit rajonal dhe tani janë bërë një kërcënim për rendin global. Gjenocidi që po vazhdon prej 1 viti në Gaza është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Për këtë arsye ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për të siguruar një armëpushim të përhershëm, për të ofruar ndihma humanitare dhe për të bërë presionin e nevojshëm mbi Izraelin. Unë sinqerisht besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim.

Të nderuar anëtarë të shtypit! Përsëri sot me mikun tim të dashur, zotin Rama do të hapim xhaminë e Namazgjasë e cila është dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri, më mbështetjen e entit tonë të çështjeve fetare dhe fondacionit tonë fetar, Diyanet.

Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Kjo vepër e shquar, xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend adhurimi ku do të lulëzojë ndjenja e paqes dhe unitetit, vlerat supreme të islamit.

Me këto mendime dua të falënderoj të gjithë miqtë tanë shqiptarë veçanërisht Kryeministrin Rama, për mikpritjen e sinqertë. Shpresoj që konsultimet tona dhe vendimet që marrim, të jenë të dobishme dhe ju përshëndes dhe këto hapa që do të hedhim ne për turizmin dhe këto konsultime, vendimet që kemi marrë të jenë të dobishme për të dy vendet tona.

About Krye Redaktor

Check Also

Tabaku kërkon hetim për investimet strategjike: Prona private është përdorur në favor të oligarkëve

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka deklaruar se abuzimi me pronën në Shqipëri nuk është …