Përmes një statusi në rrjetet sociale, ligjvënësja demokrakte shkruan se gazetarët në Tiranë nuk janë lejuar të raportojnë nga Brenda isntitucioneve, (presidenca dhe kryeministria), ndërsa ato të huaja janë lejuar.
Sipas Zhupës, sjellje e institucioneve është kundër parimeve të transparencës, të drejtës së informimit dhe aksesit të barabartë si dhe cënon lirinë e medias. Ajo thekson se përmes kësaj sjelljeje, pushteti kërkon t’u tregojë mediave të huaja se sa transparent është, ndërsa shton se e kundërta ndodh në realitet.
Reagimi
Dënoj censurën dhe pengimin e kryerjes së misionit publik të informimit së medias shqiptare në transmetimin e vizitës së presidentit turk nga presidenca dhe kryeministria.
Nuk mund të fshihen në arsye sigurie sepse mediat e huaja kanë hyrë dhe raportojnë nga brenda institucioneve dhe mediat tona shqiptare nuk lejohen.
Kjo sjellje e instituciooneve është kundër parimeve të transparencës, të drejtës së informimit dhe aksesit të barabartë si dhe cënon lirinë e medias.
Pushteti do të tregoj me mediat e huaja se sa i hapur është, ndërkohë me mediat shqiptare që e njohin mirë Ramën dhe urdhërat e tij nxjerrin fytyrën e vërtetë të përjashtuesit dhe censuruesit.
Gazeta RD