Skandali/ Si Spiropali po e përdor faqen e Kuvendit për fushatë elektorale

Qeveria socialiste me në krye Edi Ramën e ka bërë “rrugë” prej vitesh tashmë që keqpërdor administratën publike për zgjedhjet dhe fushata elektorale, ku secili prej punonjësve të administratës detyrohen të sigurojnë nga 10 vota për socialistët, veç votave të tyre.

Së fundmi, kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet” ka denoncuar se administrat po detyrohet që secili punonjës të sigurojë 5 vota nga diaspora, madje duhet t’iu paguajë edhe postën.

E me drejtësinë e kapur, ku ata mund të mbledhin vota me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe krimin, edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nuk mund të linte pa e përdorur administratën për fushatë elektorale.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, grupin e “Whats App-it” të Kuvendit të Republikës, ku njoftohen gazetarët dhe mediat mbi aktivitetet parlamentare, Spiropali po e përdor edhe për qllime elektorale.

Me anë të këtij grupi, kryetarja e Kuvendit njofton edhe të gjitha takimet që bën në kuadër të fushatës për zgjedhjet qëndrore të vitit 2025.

Spiropali këto aktivitete në Kavajë, Rrogozhinë, Vorë, Kamëz i bën në kuadër të postit të saj si drejtuese politike e Tiranës, e caktuar nga shefi i saj “Skënderbeu”, por ndërkohë mediave iu paraqitet për raportim si krytare e Kuvendit.

Në këtë grup çohet edhe teksti i zbardhur i Spiropali ku propagandon shërbimin e Qeverive apo bashkive ndaj qytetarëve.

Gjithsesi, vlen të theksohet fakti se një kryetare Kuvendi që anulon seancat plenare në orën 20:00 apo 21:00 të mbrëmjes me urdhër të Ramës, pa e diskutuar me kryetarët e grupeve, përdorimi i faqes së Kuvendit për fushatë elektorale duket si një skandal minimal, por kjo është një tjetër shkelje e saj në pozitat e kryeparlamentares.

  

About Redaksia

Check Also

Kolegët e Erionit në SPAK thjesht po i zgjasin atij agoninë! E vërteta nuk fshihet dot!

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KELLIÇI Të nderuar qytetarë, Dy ditë më …