Xhaferraj: Ne do ta çlirojmë këtë vend nga narkoshteti!

Kryetari i Forumit Rinorë në PD, Besart Xhaferraj mbajti fjalën e tij në protestën e mbajtur kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe aferave të tij korruptive.

Në fjalën e tij Xhaferraj u shpreh se, protesta e 7 Tetorit ishte protesta më e madhe e mbajtur 34 vitet e fundit dhe se do të vazhdojnë të protestojnë për ta çliruar vendin nga korrupsioni, krimi dhe të arrijnë zgjedhjet të lira.

“Ju falenderojmë për herën e 30 që keni ardhur në këtë shesh por mbi të gjitha i falenderojmë për pjeswmarrjen maksimale, jo vetëm ju këtu, por të gjithë qytetarëve shqiptarë që e bënë protestën e 7 Tetorin protestën më të madhe në këto 34 vite.

Kjo protestë është vetëm kapitulli i parë.

Ne jemi peng i atyre protestuesve dhe jo peng i oligarkëve, bandave, krimit korrupsionit apo lekëve të pista që këta duan të pastrojnë. Ne jemi peng i qytetarëve të klirë dhe të ndershëm të këtij vendi që duan patjetër të clirojnë vendin nga narkoshteti, duan të clirojnë zgjedhjen nga vjedhja e tyre.

Ne jemi peng i Kujtim Emirit që u djeg dhe u përcëllua dhe megjithëse në moshë na tha: ‘Mos bëni gafë të lini mobindjen civilenë mes’. Falenderojmë aktoren që si babai i saj nuk ka shitur asnjë kauzë ndryshe nga cdo aktor tjetër që u rreshtuan nga një zdroms i bashise së Tiranës.

Ne jemi peng po ashtu dhe të bashkëprotestuesve tanë të cilët sot janë në arrest shpijë apo në burg”, tha Xhaferraj.

About Redaksia

Check Also

Si u ndryshua qelia e Metës

Në një intervistë televizive, avokati Kujtim Cakrani ka ngritur shqetësime serioze mbi trajtimin e ish-presidentit …