Belind Këlliçi publikon fotot e takimit me shqiptarët e Amerikës

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka vazhduar takimet e tij në SHBA me diasporën shqiptare.

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se ka takuar shqiptarët e Philadelphias, dhe sipas tij, ata janë një potencial i jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik për Shqipërinë, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i Belind Këlliçit

Sërish mes shqiptarëve të Amerikës, këtë radhë në Philadelphia, Pennsylvania.

Diaspora shqiptare në Amerikë është një potencial i jashtëzakonshëm politiko-ekonomik për vendin tonë.

Krenar që shqiptarët e Amerikës i’a kanë dalë të jenë të suksesshëm dhe kanë plotësuar ëndrrën amerikane.

Edhe më shumë krenar jam që zemra e tyre rreh fort shqip dhe vëmendja e interesi i tyre për Shqipërinë është i jashtëzakonshëm.

About Redaksia

Check Also

Protestuesi: Mbase do na dëgjojë Marta Kos, garancitë të nuk pinë ujë më, të anulohet ligji 21/2024

Gjatë protestës, një prej pjesëmarrësve mori fjalën para të pranishmëve, duke komentuar deklaratat e fundit …