Berisha: Garantoj studentët se do përgjysmojmë tarifat dhe se nuk do ketë bursë nën 200 euro!

Pas thirrjes që studentët të mbrojnë universitetet nga ligji Rama, lideri i opozitës Sali Berisha theksoi në fjalën e tij, se me të ardhur Partia Demokratike në pushtet do të përgjysmohen tarifat e shkollimit.

Berisha theksoi se, edhe bursat do të rriten, duke mos pasur asnjë të tillë poshtë minimumit jetik prej 200 eurosh.

Berisha: Mbroni universitetet u bëjmë thirrje, u dilni zot vendit tuaj me universitetet, sepse ligji i ri, që është në kundërshtimin më flagrant me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, de facto i varros ato si institucione të kërkimit shkencor.

I përthan, i shndërron në shkolla pa vlerë.

I shndërron në shkolla të regjimit që nuk i duhen asgjë kombit të vet dhe popullit të vet.

Ndaj dhe thirrja ime, të angazhoheni në një betejë shpëtimtare për studentët.

I garantoj studentët se në një akt të parë, tarifat e tyre do të përgjysmohen.

Se në një akt të parë, nuk do ketë bursë në universitet nën minimumin jetik 200 euro.

Garantoj pedagogët se në rast se sot, diferenca e buxhetit për shkencën është 8 herë më e ulët se në Serbi, se në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë, ajo do jetë një më një me këto vende dhe do të ecë drejt shifrave të BE-së.

Ndaj dhe të bashkohemi në këtë betejë.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Berisha uron nga Kavaja Natën e Kadrit, merr pjesë në iftarin e organizuar nga Bashkia

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e se henes në …