PD: Veliaj i jep 6.3 milionë euro vëllait të një tjetër drejtori të bashkisë Tiranë

Zëdhënësja e Antikorrrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka publikuar disa dokumente.

Sipas Vangjelit kryebashkiaku Erjon Veliaj nuk i ndal shkeljet dhe se i ka dhënë  6.3 milionë euro vëllait të një tjetër drejtori të bashkisë Tiranë.

Vangjeli shprehet se Erjon Veliaj në emër të Bashkisë Tiranë ka konfirmuar pagesat e kryera për shpenzime të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, në favor të vëllait të drejtorit të tij Alban Dokushit.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Erjon Veliajt nuk i mbarojnë drejtorët me të cilët ndan fondet publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Denoncimeve të deritanishme i shtohet emri i ri i një drejtori tjetër.

Alban Dokushi me detyrë, Drejtor i përgjithshëm, Drejtoria Juridike e Aseteve dhe Licensimit pranë Bashkisë Tiranës.

Erjon Veliaj në emër të Bashkisë Tiranë ka konfirmuar pagesat e kryera për shpenzime të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, në favor të vëllait të drejtorit të tij Alban Dokushit.

Po sa është vlera totale e përfituar nga ky përmbarues gjyqësor privat vetëm nga bashkia Tiranë, drejtuar nga Erjon Veliaj dhe ku punon i vëllai si Drejtor Juridik në konflikt të hapur interesi me objektin e punës së tij dhe çështjet gjyqësore me palë bashkinë Tiranë, për ekzekutimin e vendimeve gjygjësore respektive.

Sipas të dhënave marrë nga databaza e organizatës AIS, spending data albania, vlera totale me përfitues Besnik Dokushin, nga viti 2018 deri 2024 është 6.3 milionë euro.

Edhe sa drejtorë të tjerë duhet të identifikojmë që Spak të reagojë.

Është detyrë funksinale e drejtorit juridik të mbrojë interestat e institucionit publik bashkisë Tiranë.
Drejtoria Juridike inicion procedurat dhe ndjekjen e procesit të zgjidhjes së marrëdhënies së punës për punëmarrësit dhe vlerëson legjitimitetin e tij.
Drejtoria Juridike përfaqëson punëdhënësin Bashkinë Tiranë dhe mbron interesin e institucionit në proceset gjyqësore.

Por Drejtori Juridik i Erjon Veliajt, mesa duket bën të kundërtën.

Sigurohet që bashkia Tiranë të humbë gjygjet e punës në mënyrë që ish punëmarrësit të përfitojnë pagesat e dëmshpërblimeve nga largimi i padrejtë nga puna në mënyrë që paratë të kalojnë njëherë në llogaritë e përmbaruesit gjyqësor vëllait të tij.

Pse Erion Veliaj mban në këtë post drejtues Alban Dokushin kur ai ka humbur kaq shumë gjygje pune.

Ndoshta ngaqë siç flitet nëpër korridoret e bashkisë, drejtori është mik me prokurorin special të inceneratorit..

Por kjo nuk do të thotë që paratë e taksapaguesve shqiptarë të shkojnë te xhepi i familjes së tij dhe Veliajt që shkel njërin sy për gjygjet e humbura edhe pse fatura në llogarinë e përmbaruesit Dokushi ka kapur shifrën 6.3 milion euro.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …