Qendrat e refugjatëve në Lezhë/ ARD: Shtetet e BE-së nuk e shohin si model

Rrjeti publik televiziv gjerman, ARD, raporton se qëndrat e pritjes së refugjatëve në Shqipëri janë gati. Sipas ARD, Italia dhe Hungaria e shohin si model këtë skemë, por shtetet e tjera të BE janë kundër

ARD

Pas disa muajsh vonesë, qendrat italiane të pritjes së emigrantëve në Shqipëri tashmë mund të nisin punën e tyre.

“Të dy qendrat janë gati dhe funksionale që nga sot”, tha ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Buçi, gjatë një vizite te objektet.

Megjithatë, është e paqartë se kur do të mbërrijnë refugjatët e parë atje.

Qendrat do presin personat që kapen nga autoritetet italiane në det të hapur.

Sipas qeverisë italiane, çdo vit në këto qendra mund të strehohen dhjetëra mijëra njerëz.

Italia planifikon të sjellë fillimisht emigrantët në kampin në portin e Shëngjinit të Adriatikut për një kontroll fillestar. Më pas ata do vendosen në kampin kryesor në Gjadër.

Qeveria italiane synon të shqyrtojë atje kërkesat e tyre për azil. Emigrantët e klasifikuar si të pambrojtur, veçanërisht gratë dhe fëmijët, nuk do të akomodohen në kampe, por do të vazhdojnë të sillen në Itali.

Azilantët duhet të lejohen të hyjnë në Itali vetëm nëse u miratohet kërkesa. Nëse një kërkesë refuzohet, dëbimet, sipas planeve, duhet të kryhen direkt deportimet nga Shqipëria, pasi kështu do kryhen më shpejt.

Organizatat e të drejtave të njeriut e kritikojnë ashpër këtë projekt.

Italia është një nga vendet veçanërisht të prekura nga lëvizja e refugjatëve nga Afrika në Evropë përmes Mesdheut.

Kryeministrja Giorgia Meloni erdhi në detyrë në vjeshtën e vitit 2022 me një premtim për të frenuar migrimin në Itali.

Pothuajse një vit më parë, Meloni dhe homologu i saj shqiptar Edi Rama ranë dakord për ngritjen e qendrave – fillimisht për pesë vjet me një financim prej 670 milionë euro.

Italia dhe Hungaria kanë propozuar shtrirjen e modelit në të gjithë BE-në dhe ngritjen e të ashtuquajturave “qendra riatdhesimi”, ku emigrantët duhet të kthehen në vendet jashtë BE-së pa të drejtë qëndrimi.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, u shpreh pro marrëveshjes italo-shqiptare vitin e kaluar. Shtetet e tjera të BE-së nuk e shohin këtë model si të përshtatshëm.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …