Berisha: Të ulemi me çdo qytetar, t’u provoni se premtimet janë reale dhe se ai që bën premtimet, gjithmonë i ka përmbushur

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka kërkuar nga drejtuesit dhe strukturat e PD që të dalin dhe të flasin me qytetarët dhe tu shpjegojnë se premtimet për minimumin jetik, pensionet, bursat 200 euro, si dhe paga minimale 500 euro janë premtime të realizueshme.

‘Të ulemi me çdo qytetar, me laps në dorë, tu provoni se premtimet janë reale dhe se ai që bën premtimet, gjithmonë i ka përmbushur’, theksoi në fund të fjalës së tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’, kreu i PD, Berisha.

Berisha:Miqtë e mi!

I kam dëgjuar këto dy ditë avoketërit e hajnisë së qeverisë, së hajdutëve qeveritarë të shtrojnë pyetjen, po ku kur ishte vetë pse nuk i bëri.

U them këtyre zotërinjve, e turpëroni veten. E poshtëroni veten, sepse ky kur ishte në pushtet ndërtoi 11 mijë kilometra rrugë, por dyfishoi rrogat, i mbidyfishoi me 120-130 për qind.

Ky kur ishte në pushtet dyfishoi pensionet dhe ndihmën ekonomike, dhe ndërtoi 1300 shkolla, kopshte dhe spitale.

Ndërtoi 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza. Qindra qendra shëndetësore dhe spitale.

Po, po, por ndërtonte rrugën me standarde që ndërtohen në Europë, nuk ndërtohet me 10-fishin që ndërtojnë këta. Prandaj duhet të skuqeni kur shtroni një pyetje të tillë.

Ja pra se cili ka qenë, por nuk mburrem me ato. Jo, jo.

Unë mora këtu sot vetëm 8 miliardët e buxhetit të këtij viti se çfarë mund të bëhej me këto 8 miliardë dhe ju garantoj se në analizën e ardhshme që do të bëhet zë pas zëri, nëse deri tani në një analizë grosolane, nxorrëm në një anë 700 mln euro, ju jap fjalën e nderit se me analizën tjetër të plotë, do të dalin me një anë, jo 700 milionë, por minimumi, 1 miliardë e 500 milionë euro.

U’a dhashë këto shifra sonte që të ulemi me çdo qytetar, me laps në dorë tu provoni atyre se premtimet janë reale dhe se ai që bën premtimet se ka ndarë kurrë fjalën, zotimin nga përmbushja e saj.

Por gjithçka varet nga beteja jonë për qeveri teknike, nga mosbindja civile, nga guximi ynë, nga revolta jonë.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët të ngrihemi për mirëqenien tonë, për begatinë tonë, për dinjitetin tonë.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha e qytetarëve.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Kolegët e Erionit në SPAK thjesht po i zgjasin atij agoninë! E vërteta nuk fshihet dot!

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KELLIÇI Të nderuar qytetarë, Dy ditë më …