Premtimi i Berishës: Pensioni minimal, 200 euro, paga minimale 500 euro, paratë do t’u merren hajdutëve

Sali BERISHA

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për ju, misionaret dhe misionarët e kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Për oratorët e fjalës së lirë të kësaj platforme që shpërndajnë në mendjet dhe zemrave të qytetarëve shqiptarë, dritën e të vërtetës së këtij realiteti që po përzë çdo ditë shqiptarët nga dheu i tyre, por që ngjallë gjithashtu frymëzim, guxim dhe shpresë te populli opozitar në betejën e tij pa kthim, gjer në fitore.

Të dashur miq!

Kanë dy ditë që buritë e propagandës së mashtrimit bien në të katër anët, pas premtimeve solemne që bëra këtu para jush se, me fitoren e opozitës dhe PD-së akti i parë do të jetë vendosja e minimumit jetik, 200 euro dhe se nuk do të ketë në Shqipëri, pension ndën 200 euro, nuk do të ketë bursë studentësh ndën 200 euro dhe se, rroga minimale do të rritet në 500 euro.

Ata të cilët sot marrin një rrogë mujore sa 30 pensionistë dhe vjedhin ditë e natë shqiptarët, atë të cilët marrin sa 30-40 madje edhe 60 pensionistë, ata u kanë rënë këto ditë burive, përqeshjeve, sarkazmave dhe pyetjeve se ku do ti gjejë ky ato para.

Tani ftoj të gjithë ata të cilët këtë pyetje e shtrojnë me seriozitet. Se vërtetë mendojnë se ato para është vështirë të gjinden.

Unë i garantoj se ata para gjendjen edhe në buxhetin e këtij viti.

Se ato para gjenden edhe pa hequr nga plani i punëve publike asnjë kilometër rrugë, asnjë shkollë, asnjë kopsht, asnjë spital, asnjë çerdhe.

Po ku do mirren atëherë këto para? Do u merren të gjitha hajdutëve, hajdutëve, hajdutëve të pashpirtë.

Më lejoni pak të fillojmë së bashku këtu para jush të dëshmoj se ku do të mirren ato para.

Normale është të shtrohet kjo pyetje.

Së pari, Edi Rama e harron Ismailin. Kryeministri i ardhshëm do të udhëtojë vetëm si pasagjer në linjat tregtare. Ja ku i ndamë 20 milionë euro.

Ku do mirren ato para?

Të dashur miq!

Do mirren para së gjithash në qindra milionë euro që vidhen në rrugët e vendit.

Do të ju jap vetëm disa shembuj.

Rruga Orikum-Sarandë e keni parasysh e tëra në zonë shkëmbore-malore, 74 km është rikonstruktuar me 71 mln euro. Po sa janë rritur çmimet e ndërtimeve gjatë këtyre viteve?

Ato janë rritur 14%, asnjë qindarkë më shumë.

Pra rruga do të kushtonte sot 84 mln euro. Por rruga është e gjatë 74 km.

Të kthehemi pak këtu afër. Rruga Tiranë-Plepa nga Ndroqi është e gjatë 39 km. A mund të

imagjinoni ju, se Edi Rama me Lubi Ballukun, kanë parashikuar nga 40 mln euro, që ishte ndërtimi, e kanë dyfishuar në 90 mln euro.

Miqtë e mi, në të gjithë botën kjo rrugë nuk kushton kurrë më shumë se 30 mln euro. Atëherë a mund ti heqim 60 mln euro nga kjo rrugë dhe na bëhen 80 mln nga udhëtimet e Ismailit të Edi Ramës.

Tjetër, atyre që bëjnë pyetjen se ku do ti gjejë Berisha lekët. Po. Ja këtu afër i kemi.

A e dini ju që rruga për tu shtuar me dy korsi, rruga Tiranë-Durrës, ishte parashikuar 190 mln. Lubi Balluku dhe Edi Rama e kanë çuar në 290 mln euro për të vjedhur. Por unë u them ju, se në asnjë vend të botës shtimi me dy korsi 34 km autostradë, nuk mund të shkojë kurrë më shumë se 50 mln euro.

Me 4 korsi janë ndërtuar autostradat, ndërtohen edhe sot në Kroaci me 1.2 mln euro.

Atëherë para, ata që thonë se ku do i gjejmë paratë, do të ua marrin ju o hajdutë.

Sepse vetëm në rrugën Tiranë-Durrës, ne do të kursejmë, duke e zgjeruar atë me standardet më të mira, do kursejmë 240 mln euro.

Pra u bënë së bashku me Ismailin e Ramës, 20 mln euro, me paratë e rrugës së Ndroqit u bënë gjithsej 320 mln euro.

Të shkoj pak më tutje.

Në llokmat e unazës që ndërtohen me 15 mln euro kilometrin. Kurrë nuk do të ndërtohet me çmim më të madh se 3 mln euro.

Për çdo kilometër do të kursejmë 12 mln euro. Dhe për kilometra që kanë mbetur do të kursejmë 120 mln euro.

O hajdutë, po keni turp e shtroni pyetjen se ku do të mirren. Ju do të ua marrim të gjitha, ju vidhni qytetarët o të paftyrë.

Janë 460 mln euro.

Prisni. Vetëm veturat e zëvendësministrave, veturat e drejtorëve, veturat e ndërmarrjeve publike shpenzojnë në vit, sipas të dhënave të fundit, 60 mln euro naftë. Që të gjitha do u hiqen, do të jepet një bonus për litrat e naftës vajtje-ardhje, të shkojnë me taksi apo makinë personave, por makinë dhe shofer nuk do të paguajë kurrë më taksapaguesi shqiptar.

U bënë tani, 520  mln.

Po ahengjet e administratës, e qeverisjes vendore, po ahengjet e ministrave, biftekë 1 mijë euro. Po dietat e tyre kur shkojnë dhe me pushime. Së bashku këto para xhepi të vjedhura, shkojnë së bashku 80 mln.

Miqtë e mi, ja ku u bënë 600 mln euro. 600 mln euro, mbajini mend ju lutem.

Unë mora vetëm këto rrugë këtu.

Por po të shkojmë tek rrugë e tjera.

150 mln euro kanë parashikuar për zgjerimin e rrugës Bradashesh-Rrogozhinë.

U garantoj ju se të paktën, minimumi 50 për qind është vjedhje dhe vetëm vjedhje. Ajo rrugë për tu ndërtuar nga e para  me 4 korsi do të ndërtohej pa asnjë vështirësi me 80 mln euro.

Ndërsa për tu zgjeruar me të gjitha  standardet për tu bërë me 4 korsi, ajo nuk kërkon më shumë se 60 mln euro. Ku do të shkojnë ato 90 mln të tjera. Ku do të shkojnë?

Tek qytetarët, tek pensionistët, tek rrogëtarët.

Miq! Ju lutem.

A u bënë pra 690 mln euro. Më falni më shumë.

Atëherë pra, kush thotë të vërtetën. Sali Berisha apo avoketërit e hajdutëve që kanë mbushur rrjetet sociale dhe gazetat, mediat e tyre se ku do ti gjejë ky paratë. Ja pra se ku janë paratë dhe janë paratë fiks në këtë buxhet.

Dhe nuk hiqet asnjë kilometër rrugë nga ndërtimi, asnjë shkollë nga ndërtimi, asnjë spital nga ndërtimi.

Por siç e patë ju, veç me rrugë e shpenzime u bënë 700 mln euro, të cilat teprojnë, shumë teprojnë mbi minimumin jetik 200 euro, mbi pensionin 200 euro, mbi bursën e studentëve, 200 euro.

Uluni me çdo shqiptar, uluni me çdo pensionist, uluni me çdo qytetar dhe u shpjegoni se ku do të mirren lekët për të vendosur pensionin minimal 200 euro, për të vendosur minimumin jetik 200 euro, për të vendosur rrogën minimale 500 euro.

Po e them këtu para jush, solemnisht dhe haptas se të parët do të jenë ata që numërojnë kafshatën, do të jenë ata që sot marrin 40-50 euro si mbështetje, do të jenë pensionistë që marrin një pension mjerimi.

Do të jenë rrugëultit që kanë fëmijë për të mbajtur e nuk e mbyllin dot 15 ditëshin. Këta do të jenë të parët.

Këta nuk do shohin dyqanet për të marrë me lista, këta nuk do të mendojnë më për kafshatën e gojës, këta  nuk do të mendojnë më për ilaçet e tyre.

A është ky qëllimi. Sigurisht është qëllim, por qëllimi më kryesor dhe quhet i realizuar atëherë kur shqiptarët të marrin rrogat më të larta në rajon, pensionet më të larta në rajon, minimumin jetik më të lartë në rajon.

Të jenë njerëzit më të mirë të paguar.

Do tu heq shqiptarëve ndëshkimin.

A e dëgjoni ju, këtu vetëm dy gjëra përmenden më së shumti ditë e natë, nga propaganda e qeverisë, droga dhe turizmi, turizmi dhe droga.

Qytetarë dhe qytetare.

Turistët janë shumë të mirëpritur, por kurrë nuk do të paguani ju më nga taksat tuaja, 230 euro për turist dhe turisti të paguajë 4 euro për frymë, për shqiptarët.

Harrojeni e ndodh kjo kurrë më, me këta hajdutë.

Turistët janë të mirë se ardhur, por turizmi nuk mund të jetë parajsë për investitorët strategjikë pa taksa të Edi Ramës dhe ndëshkim, ndëshkim për qytetarët shqiptarë.

Parajsë për mashtruesit, parajsë për qeveritarët dhe ndëshkim dhe mjerim për qytetarët më të të varfër që paguajnë për çdo turist, 230 euro për frymë.

Merr fund kjo punë.

Ja pra ku do të gjenden paratë.

Si ka mundësi që Mali i Zi të pranojë në vit gjithsej 2.6 milionë turistë, por të regjistrojë në hotele, net fjetje, që paguan taksën, paguan TVSH, të regjistrojë 16 mln net fjetje.

16 mln net fjetje janë taksa që marrin qytetarët e Malit të zi me të ardhurat e tyre buxhetore.

Po në Shqipëri 10 mln turistë, sa paguajnë? Paguajnë gjithsej 3 herë më pak net fjetje. Paguajnë gjithsej 8 mln euro tvsh në të ardhurat e shtetit.

Ja pra ku do të gjinden paratë. Do të ua marrim hajdutëve, do të ua marrim qeveritarëve, do të ja marrim Edi Ramës, do të ua marrim oligarkëve të Edi Ramës, trafikantëve hajdutëve.

Miqtë e mi!

I kam dëgjuar këto dy ditë avoketërit e hajnisë së qeverisë, së hajdutëve qeveritarë të shtrojnë pyetjen, po ku kur ishte vetë pse nuk i bëri.

U them këtyre zotërinjve, e turpëroni veten. E poshtëroni veten, sepse ky kur ishte në pushtet ndërtoi 11 mijë kilometra rrugë, por dyfishoi rrogat, i mbidyfishoi me 120-130 për qind.

Ky kur ishte në pushtet dyfishoi pensionet dhe ndihmën ekonomike, dhe ndërtoi 1300 shkolla, kopshte dhe spitale.

Ndërtoi 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza. Qindra qendra shëndetësore dhe spitale.

Po, po, por ndërtonte rrugën me standarde që ndërtohen në Europë, nuk ndërtohet me 10-

fishin që ndërtojnë këta. Prandaj duhet të skuqeni kur shtroni një pyetje të tillë.

Ja pra se cili ka qenë, por nuk mburrem me ato. Jo, jo.

Unë mora këtu sot vetëm 8 miliardët e buxhetit të këtij viti se çfarë mund të bëhej me këto 8 miliardë dhe ju garantoj se në analizën e ardhshme që do të bëhet zë pas zëri, nëse deri tani në një analizë grosolane, nxorrëm në një anë 700 mln euro, ju jap fjalën e nderit se me analizën tjetër të plotë, do të dalin me një anë, jo 700 milionë, por minimumi, 1 miliardë e 500 milionë euro.

U’a dhashë këto shifra sonte që të ulemi me çdo qytetar, me laps në dorë tu provoni atyre se premtimet janë reale dhe se ai që bën premtimet se ka ndarë kurrë fjalën, zotimin nga përmbushja e saj.

Por gjithçka varet nga beteja jonë për qeveri teknike, nga mosbindja civile, nga guximi ynë, nga revolta jonë.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët të ngrihemi për mirëqenien tonë, për begatinë tonë, për dinjitetin tonë.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha e qytetarëve.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

About Krye Redaktor

Check Also

Dështimi i sistemit arsimor, Rama gjen “fajtorin”: Do mbyllim TikTok-un…

Qeveria Rama ka marrë vendimin për të mbyllur “TikTok” në vendin tonë. Lajmi u konfirmua …