“Arsimi në alarm”, Eksperti: Në 36 vite nuk kemi qënë kurrë më keq se kaq!

Arsimi i Lartë në Shqipëri gjithnjë e më shumë po përballet me një tkurrje të numrit të studentëve, ndërsa shumë degë rrezikojnë mbylljen.

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se situata nuk ka qenë asnjëherë më keq se kaq.

Ai tha se largimi i të rinjve ka qenë masiv dhe nga ata që janë larguar për studime 10 apo 11 veta të larguar në 2016, nuk ka asnjë shifër nëse dikush është kthyer.

“Ne kemi diskutuar disa herë, ne jemi 10 mijë më pak se në 2016, në 2016-2017-2018 filloi trendi më negativ ku 10-11 mijë veta donin të iknin jashtë shtetit. Si klasa i bie 300 klasa me 30 veta. Ne na kanë humbur 500 shkolla me diku 400-500 nxënës.

Njerëzit e kanë humbur besimin për disa arsye, cilësia e arsimit, cilësia e jetës, nuk kishte më shpresë. Kjo u bë si modë se ne nga 2016 nuk na jep njeri shifra a u kthye njeri nga këta? Se ata e kanë mbaruar ciklin e studimeve. Ne kemi një rënie drastike të të rinjve. Në 36 vjet arsimi nuk besoj se ka parë ditë më të keqe”, tha Mehmeti.

About Redaksia

Check Also

Grupi parlamentar i PD protestë kundër regjimit para Parlamentit Europian me 23 Tetor

Deputetët e Opozitës në kushtet e një agresioni të paprecedentë nga qeveria kanë vendosur të …